Vrasja e dyfishtë në Kallamata, policia ndalon 6 persona
KALLAMATA - Policia greke ndaloi dhe mori në pyetje 6 persona, të dyshuar për vrasjen brutale të emigrantit shqiptar Fillim (Filip) Mesaja, 35 vjec dhe djalit të tij 3 vjecar, Olgert, rreth një muaj më parë në Kallamata.
Personat e ndaluar, shqiptarë dhe grekë, që po merren në pyetje, janë persona të njohur si anëtarë të grupeve të drogës dhe për ushtrimin e shantazheve në zonë.
Burimet thonë se në mesin e 6 personave që ka në duar policia, mund të jetë si njeriu që dha urdhrin për vrasjen dhe ekzekutuesin.
Polica ka marrë në pyetje Vasilis Varelas, i skeduar për aktivitet kriminal në Greqi, i dënuar për vrasje dhe trafik droge, për të cilin dyshon se është urdhëruesi i vrasjes së emigrantit shqiptar dhe foshnjës 3 vjec, ndërkohë që ka shpallur në kërkim edhe vëllanë e tij, Kristos Varelas (pronar i një palestre).
Gjatë aksionit, policia gjeti sasi droge, 2 pistoleta, dhe 4500 Euro, në pronësi të të arrestuarve.
Sipas policisë se viktima duhet t’i ketë njohur vrasësit e tij, por ende nuk mund të thuhet shkaku i krimit makabër.
Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec, u gjetën të vrarë në fund të muajit të shkuar, në makinë në fshatin Plati të Kallamatës. 35 vjecari ishte vrarë me cifte në kokë, ndërsa fëmijës i ishte prerë fyti.
Vrasja në fjalë shokoi mbarë opinionin në Greqi, vecanërisht për faktin që viktimë u bë edhe një fëmijë 3 vjecar, i pafajshëm, por edhe sepse 35 vjecari, njihej si njeri i mirë dhe punëtor në fshatin ku jetonte prej vitesh.