Janullatos "bojkoton" Berishën, Kryeministria: Është në kreshmë
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha shtroi dje një drekë në rezidencën qeveritare Vila 31, për drejtuesit e bashkësive fetare, me rastin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Në të ishin të pranishëm Imzot Rrok Mirdita, President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Dode Gjergji, Ipeshkv i Republikës së Kosovës, Imzot Zef Gashi, Ipeshkv i Tivarit, Haxhi Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman, Baba Edmond Brahimaj, Kryetar i Kryegjyshatës Botërorë të Bektashinjve dhe drejtues të institucioneve të tjera fetare në vend.
Morën pjesë gjithashtu, Nunci Apostolik i Selisë së Shenjtë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Ambasadori i Komisionit Evropian, zoti Ettore Sequi dhe Ambasadori i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, zoti Eugen Wollfarth. Gjatë drekës nga pjesëmarrësit u dhanë mesazhe të bashkëjetesës e të harmonisë fetare. Por në drekën e djeshme mungonte kreu i Kishës ortodokse Hirësia e tij Anastas Janullatus.
Burimet zyrtare të Kryeministrisë thanë për "Gazetën Shqiptare" se arsyeja e mungesës së Janullatos ka qenë mbajtja e kreshmës në prag të Krishtlindjeve, një rit fetar i fesë ortodokse. Mësohet se hirësia e tij ka dërguar një letër në Kryeministri me përgjigjen brenda duke bërë të ditur arsyen e mungesës në drekë për shkak të kreshmës.
Kryeministri Berisha shprehu vlerësimin për kontributin e rolin e drejtuesve të feve, në konsolidimin e infrastrukturës shpirtërore të kombit shqiptar dhe kultivimit të mesazhit të çmuar të mirëkuptimit e harmonisë.
"Në 100 vjet, - tha Kryeministri - udhëheqësit shpirtërorë të shqiptarëve kanë pasur nga Lidhja e Prizrenit deri në ditën e sotme një rol themelor në zhvillimet pozitive të këtij kombi, kanë gjetur në të gjitha rastet mirëkuptimin e përbashkët për të çuar përpara një çështje të drejtë, lirinë kombëtare".
(er.nu/GazetaShqiptare/BalkanWeb)