E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, 34 viktima nga sulmet saudite

Të paktën 34 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e dy raketave saudite në veri të Jemenit. Lajmi bëhet i ditur nga rebelët sheite të cilët shtojnë se shumica e viktimave janë fëmijë dhe gra. Sipas të njëjtave burime 18 persona të së njëjtës familje mbeten të vdekur pasi u bllokuan nga muret e shtëpisë së tyre, kur një raketë e lëshuar prej avioneve saudite u lëshua pranë shtëpisë së tyre, ndërsa 14 civilë të tjerë mbetën të vrarë nga sulmi i dytë saudit në rajonin e Rajout.
Jemeni dhe Arabia Saudite prej kohësh luftojnë ndaj rebelëve sheitë në veri të vendit arab. Ndërkaq ndihmë në logjistikë për luftën ndaj rebelëve të cilët mendohet se mbështetën nga Al Kaeda ka ofruar edhe SHBA e Britania e Madhe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›