E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, Ali Abdullah Saleh largohet zyrtarisht

Udhëheqësi i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen nga posti i presidentit.

Në ceremoninë e së hënës në pallatin presidencial së Sana, Saleh i ka dorëzuar formalisht pushtetin nënpresidentit Abdrabuh Mansur Hadi, i cili është zgjedhur në zgjedhjet e javës së kaluar.

Saleh ka sunduar vendin për më shumë se 33 vjet, para arritjes së marrëveshjes për dorëzimin e përgjegjësive, si mënyrë për t`iu dhënë fund protestave anti-qeveritare. Marrëveshja ishte arritur nën ndërmjetësimin e SHBA-së dhe të Gjirit Arab.

Në shkëmbim të dorëheqjes, Saleh ka fituar imunitet nga ndjekja penale.

Ai është lideri i katërt veteran në botën arabe që lë pushtetin për shkak të trazirave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›