E Diel, 1 Nëntor 2026

Swoboda: Serbia t`i përfaqësojë serbët e Kosovës

Kosova do të detyrohet të pranoj se në interes të serbëve është që ata të përfaqësohen nga Serbia nëse asaj i mundësohet dhe i pranohet që të mbrojë serbët në veri", ka thënë Hannes Swoboda, shef i grupit socialdemokrat të Parlamentit evropian.

Ai fton BE-në dhe Kosovën që t`i marrin seriozisht propozimet e presidentit serb Boris Tadiç, dhe që të flitet për planin katërpikësh të tij për Kosovën, sepse “Plani Ahtisaari ka të meta”.

I pyetur nëse kërkesa e kancelares gjermane Angela Merkel për të eliminuar institucionet serbe në Kosovë do të jetë kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE, Swoboda thotë për “Blic” se”Gjermania nuk do që prapë të duket si shteti i vetëm që kundërshton shumicën e shteteve të BE-së”.

“Gjithashtu, interesi kryesor i Gjermanisë është të ruhet stabiliteti në rajon. Ju mund ta kritikoni Gjermaninë për vendimet në shumë fusha, duke përfshirë politikat ekonomike, por Gjermania nuk është një vend që vepron gabimisht” theksoi Swoboda.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›