E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, një muaj paraburgim për policët serbë

Pjesëtarëve të dyshuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP), të cilët u arrestuan të shtunën në Gjilan dhe akuzohen për ushtrim të padrejtë të presionit ndaj banorëve të Parteshit për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës i është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë.

EULEX-i njofton se pas dëgjimit, gjykatësi i EULEX-it urdhëroi vazhdimin e masës së paraburgimit për tridhjetë ditë për pesë të dyshuarit, ndërkaq një nga të dyshuarit është liruar.

Rasti është marrë përsipër nga një gjykatës i procedurës paraprake të EULEX-it pasi lënda i është kaluar në kompetencë Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së).

Sipas njoftimit, EULEX-i do të vazhdojë ta monitorojë nga afër këtë rast.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›