E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen: Saleh i transferon pushtetin zëvendësit

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, dhe opozita, e kanë nënshkruar sot marrëveshjen për transfer të pushtetit. Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad.

Sipas marrëveshjes, e cila u ndërmjetësua nga shtetet arabe, për zgjidhjen e krizës politike në Jemen, zoti Saleh do ta transferoj pushtetin e tij te zëvendësi, para se të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Parashihet që presidenti Saleh të ketë imunitet nga ndjekja ligjore.

Nga ana tjetër, Kombet e Bashkuara thanë se Salehi, i cili ishte president për 33 vite, do të niset për në Nju Jork, për trajtim mjekësor, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai në muajin qershor kishte shkuar në Arabinë Saudite, për mjekim të plagëve, që i kishte marrë gjatë një sulmi kundër pallatit të tij në kryeqytetin e Jemenit, Sana.

Mendohet se qindra njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga ndërhyrja e forcave të sigurisë së Jemenit kundër protestuesve, të cilët për muaj të tërë kërkonin largimin e presidentit Saleh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›