E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA kundër Rusisë: S`ndryshojmë plan

Pavarësisht kërcënimeve të Rusisë për vendosjen e raketave dhe sistemeve të tjera mbrojtëse në kufijtë e Bashkimit Europian nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë me projektin e tyre për vendosjen e sistemit mbrojtës raketor në Europan Lindore, Uashingtoni shprehet i vendosur për të mos u kthyer pas në vendimin e tij.

“Mbrojtja anti-raketore e NATO-s dhe SHBA-ve në Europën Lindore nuk është drejtuar kundër Rusisë dhe ne s’kemi asnjë plan për të modifikuar këtë projekt”, deklaroi zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Uashington, Tommy Vietor.

Vietor tha se mburoja raketore do të shërbejë për mbrojtjen e Europës dhe gjithë perëndimit nga ambicia e Iranit për t’u shndërruar në fuqi bërthamore.
Më herët Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, paralajmëroi për vendosjen e sistemeve ushtarake mbrojtëse në kufinjtë e BE-së, nëse Shtetet e Bashkuara do të çojnë përpara projektin e tyre raketor në Europë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›