Kodi ajror, replika mes socialistëve dhe ministrit Olldashi
Projektligji për disa ndryshime në kodin ajror është shoqëruar me replika mes deputetëve socialistë Sajmir Tahiri dhe Eduart Shalsi me ministrin e transporteve Sokol Olldashi.
Deputeti socialist Sajmir Tahiri kërkoi sot më shumë informacion rreth bllokimit të linjave ajrore duke iu referuar avionëve që iu ndalua fluturimi. Sipas Tahirit kjo solli jo vetëm kaos në udhëtimin e pasagjerëve, por dëshmoi se monopoli ka kapur dhe këtë sektor të transportit. Tahiri tha se nuk ka shpjegime për linja aviacioni që nisin operojnë në treg dhe pastaj nxirrem me dhunë nga tregu.
Ndërsa deputeti socialist Shalsi u shpreh se stafi i autoritetit të aviacionit civil përbëhet nga persona të patrajnuar për punën që bëjnë. Sipas tij gjysma e stafit të avioacionit civil nuk ka autoritet të kryejë detyrën atje. “Kjo është një situate e frikshme. Pas 20 vjet postdiktature, Shqipëria nuk ka specialistë" ka theksuar Shalsi.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit Olldashi i cili ka theksuar se ligji për kodin ajror po kthehet në politike. “Ju iu referuat disa vërejtjeve në gusht të viti 2010, por jo mbledhjes së Nëntorit 2011, nga e cila ne morëm vlerësim pozitiv. Është e lehtë të ngrejmë tymnaja, por të shohim dhe progreset” shtoi vetëm në aviacionin civil nuk mund të spekullosh për militantizëm.