Jemen, bombë para Pallatit Presidencial, 20 të vdekur
JEMEN - Mbi 20 persona kanë humbur jetën nga shpërthimi i një makine bombë në jug të Jemenit. Shpërthimi ndodhi jashtë pallatit presidencial në qytetin e Mukallës.
Mes viktimave janë edhe 8 anëtarë të Gardës së Republikës. Sulmi ndodhi vetëm disa orë pasi presidenti i ri i Jemenit, Mansour Hadi bëri betimin, duke zënë vendin e Ali-Abdullah Saleh, i cili dha dorëheqjen pas disa muaj protestash kundër regjimit të tij, më shume se 30-vjeçar.
Megjithatë Saleh do të dorëzojë zyrtarisht pushtetin gjatë një ceremonie që do të zhvillohet të hënën. Duke cituar një zyrtar të lartë ushtarak, AFP raporton se mjeti që shpërtheu ishte një kamion, të cilin e drejtonte atentatori kamikaz i sulmit.
(er.nu/BalkanWeb)