E Diel, 1 Nëntor 2026

Mandela shtohet në spital, babai i demokracisë afrikano jugore

Ikona afrikano-jugore e antiaparteidit Nelson Mandela është shtruar sot në spital, raporton CNN. Mësohet se “Mandela ka pasur një ankesë të gjatë për dhimbje barku teksa mjekët mendojnë se ka nëvojë për trajtim e duhur mjeksore”- tha presidenti Jacob Zuma në një deklaratë për shtyp.

Duke vijuar: “Ne i urojmë atij një shërim sa më të shpejtë dhe i përcjellim atij urimet më të mira nga afrikano jugoret dhe nga të gjithë njerëzit e botës”.

Një zyrtar i qeverisë siguroi se Mandela nuk u shtrua me urgjencë pasi shtrimi ishte planifikuar. “Njerëzit nuk duhet të futen në panik, kjo ishte e planifikuar… Madela shpesh ka dhimbje barku”- tha Keith Kohoza.

Vitin e shkuar Mandela u shtrua edhe për probleme shëndetësore si pasojë e infeksionit në rrugët e frymëmarrjes dhe vazhdon t’i marrë ato mjekime.

Pavarësisht shfaqjeve të tij të rralla 93-vjeçari Mandela runa popullaritetin e tij dhe cilësohet si babai dhe heroi i demokracisë afrikano jugore. Fituesi i çmimit Nobel për Paqe shpenzoi 27 vjet në burg pasi u dënua për sabotim dhe përpjekje për të rrëzuar regjimin e aparteidit në Afrikën Jugore. Mandela u lirua në vitin 1990 dhe shërbeu si president i vendit për 4 vjet.

D.Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Lama anulon vizitën, Afrika e Jugut nuk i jep vizën Dalai Lama ka anuluar udhëtimin e tij në Afrikën e...
  2. Rusi- Protesta “Pro” demokracisë, Putin qendron indiferent Rusi- Rusia është gdhirë sot e mbushur me demostrata dhe...
  3. Jeremiç: Serbia jugore nuk është e Kosovës Londër – Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, është shprehur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›