Afganistan, vriten 2 këshilltarë të NATO-s
KABUL – Dy këshilltarë të NATO-s në Afganistan u qëlluan për vdekje me armë zjarri brenda godinës së Ministrisë së Brendshme në Kabul.
Lajmi u bë i ditur nga mediat vendase, të cilat konfirmojnë se bëhet fjalë për dy këshilltarë amerikanë të NATO-s
Dyshohet se autori i vrasjes është një pjesëtar i delegacionit afgan që shoqëronte këshilltarët e NATO-s. Autori ka hapur zjarr pas një konflikti verbal mes tyre, për arsye ende të panjohura.
Sulmi brenda Ministrisë së Brendshme ka shokuar autoritetet afgane, pasi ky institucion konsiderohet si një ndër më të mbrojturit në Kabul.
(er.nu/BalkanWeb)