E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen kufiri i fundit i terrorizmit

Amerikanet akuzojne Jemenin i cili tashme konsiderohet edhe si kufiri i fundit i terrorizmit aty ku sipas sherbimeve te inteligjences vepron nje celule radikale e cilesuar si krahu i armatosur i Al Kaedas.

Nga ana e tij Jemeni ka nisur hetimet ne kerkim te militanteve te rrjetit terrorist te Al Kaedes qe besohet se qendrojne pas dergesave bombe te gjetura ne ngarkesat e nisura nga dy avione drejt SHBA-ve.

Gjate 24 oreve te fundit autoritetet jemenase kane ngritur pika kontrolli ne pjese te ndryshme te kryeqytetit Sana.

Jemeni qe perkon dhe me origjinen e familjes se Bin Ladenit gjate viteve te fundit po shihet si epiqendra e terrorizmit qe buron nga islami radikal.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›