E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona rrefen 50-vjetorin

Diego Armando Maradona apo El Pibe de Oro sic njihet ne te gjithe Argjetinen mbush sot 50 vjec. Ylli i lojtarit qe mundi bashke me Zotin Angline ne finalen e Boterorit te 78-es nuk ka shkelqyer gjithmone. Me poshte do te shihni disa prej frazave te thena nga ai vete gjate karrieres futbollistike. Ato fjale vlejne sa nje mije komente pasi tregojne anet e mira dhe ato te keqija te nje gjeniu futbolli si Diego Armando Maradona

Diego Armando Maradona futbollisti qe nga shume konsiderohet si zoti i futbollit mbush sot 50 vjec. Karriera fantastike e lojtarit nga Argjentina shpeshhere eshte eklipsuar nga ngjarjet e jetes se tij private. Por gjithsesi El Pibe de Oro kujtohet me golat dhe ikjet fantastike qe bente ne fushe. Keshtu sot do tju paraqesim 50 frazat me te famshme te djaloshit qe lindi nen shenjen e futbollit.

Qershor 1978 - Buenos Aires ndash Kam dy endrra se pari dua te luaj ne Boteror dhe se dyti dua ta fitoj ate. Maradona 18 vjec ne ate kohe luante per Argentinos Juniors. Keto fjale i tha ne intervisten e pare ne publik.

6 qershor 1984 ndash Barcelona Po me vrasin nuk mund te me mbajne lsquopezull gjate te gjithe kohes. Barcelona duhet qe te vendose sa me pare te jete e mundur nese do te me mbaje apo jo. Tani per tani mendoj se gjithcka ka mbaruar. Oferta e Napolit eshte nje oferte e mire. Maradona po i tregonte Botes deshiren qe kishte per te shkuar tek Napoli.

5 korrik 1984 - Napoli Dua qe te behem idhulli i djemve te varfer te Napolit pasi ata jane si une ne kohen kur jetoja ne Buenos Aires. Keshtu tha Maradona gjate prezantimit zyrtar ne stadiumin San Paolo perballe 70000 spektatoreve.

24 nentor 1984 - Milano Dicka nuk shkon une jam i pafajshem. Asnjehere me pare nuk jam denuar me kraton te kuq per dicka te tille. Nuk di cte them. Per mua topi eshte gjithcka jam shume i merzitur. Keshtu u mundua te bindte Diego Maradona Komisionin e Disiplines qe me pas ia hoqi denimin pas kartonit te kuq i pari qe merrte ne Itali qe mori ne takimin ndaj Askolit.

26 shkurt 1985 ndash Napoli El puvlico de Napoli me buole vene Publiku i Napolit me do shume. Diego Maradona pas tregoleshit qe realizoi ndaj Lacios Napoli fitoi 4-0 nuk fliste ende mire italisht.

09 nentor 1985 ndash Rome Po eshte e vertete u grinda me Papen. Debatova shume me te pasi isha ne Vatikan dhe pashte tavanet prej ari. Dhe me pas kur degjova teksa me thoshte se Kisha ishte e preokupuar per femijet e varfer atehere i thashe Mik Amigo shit tavanet bej dicka. Diego Maradona pak dite pasi kishte asistuar ne Meshen e mbajtur nga Papa Gjon Pali ne Vatikan.

22 qershor 1986 ndash Nju-Meksiko Ne fushe nuk lsquoluftohet me arme por me top. Une nuk di te flas anglisht. Megjithate edhe po te dija nuk do te flisja asnje fjale. Maradona pak ore para takimit midis Argjentines dhe Anglise.

24 qershor 1986 ndash Nju-Meksiko Goli i pare Un poco con la cabeza de Maradona y un otro poco con la mano de Dios E realizova me koken e Maradones dhe doren e Zotit. Goli i dyte i mrekullueshem Ju lutem e vetmja mrekulli qe njoh eshte Raquel Welch. Diego Armando Maradona pas dygoleshit fantastik te realizuar ndaj Anglise pra sic e njohin te gjithe goli me dore dhe goli me i bukur ne historine e futbollit.

1 gusht 1986 - Rome Zoti eshte i drejte keshtu qe kundrejt Napolit nuk do te merret asnje mase. Per procesin e basteve nuk dua as ti degjoj emrin. Tani dua te fokusohem ne sezonin e ardhshem. Ne mund te luftojme per skudeton por tifozet nuk duhet te enderrojne. Ne nuk duhet te behemi mendjemedhenj. Ne duhet te luajme me kembe ne toke pasi i dime limitet tona ashtu sic i dinte dhe Argjentina ne Meksike. Maradona ben profetin. Napoli fitoi kampionatin me 1987.

30 korrik 1987 - Havane Qe sot e tutje do te kujtoj pergjithmone momentet e bukura qe kam kaluar ketu. Do te me pelqente shume qe une te behem lsquokumbari i futbollit kuban. Diego Maradona pasi vizitoi Fidel Kastron.

1 maj 1988 - Napoli Nuk dua te shoh ne shtepine time flamuj kuqezi. El Pibe para takimit deciziv me Milanin ne San Paolo Milani mundi Napolin 3-2.

10 tetor 1988 - Napoli Hiqeni ate pikepyetje ate top e preka me dore. Kesaj radhe do te kete qene dora e Shen Xhenaros me shume se sa ajo e Zotit. Diego Maradona teksa fliste per gazetaret pas ndeshjes Napoli-Atalanta perfundoi 1-0 per Napolin ne minuten e 90 realizoi Giachetta pas nje episodi te dyshimte te Maradones.

15 shkurt 1989 - Napoli Une jetoj ne rrugen Scipione Capece gazetaret le te vijne ne shtepine time ata nuk duhet te fshihen pas penes. Per Dalma-n per Claudia-n vajzat per grate e mia une do te lija futbollin. Nje gje te tille nuk do ta beja kurre pas thashethemeve te gazetareve per jeten time private. Nese ndonje pederast flet perseri une do tia ... - tha Maradona me gishtin e mesit te ngritur lart teksa po kercenonte gazetaret ne nje lokal ne Napoli.

17 maj 1989 - Napoli Trofeu im me i bukur Eumlshte i fundit pasi nuk kam shume qe e kam fituar. Maradona teksa po hynte ne San Paolo me Kupen UEFA ne dore.

31 gusht 1989 - Buenos Aires Me Napolin tashme ka mbaruar gjithcka. Une kam raporte te mira me Moxhin por me presidentin Ferlaino jo. Prandaj nuk kthehem. Moxhi eshte nje person shume i mire Ferlaino jo. Maradona leshoi sinjalet e para qe paralajmeronin largimin.

10 shtator 1989 - Napoli U ktheva per qytetin dhe tifozet. Diego u rikthye ne Itali pas tre muajve te veres qe i kishte kaluar duke u grindur me presidentin.

9 dhjetor 1989 - Roma Gjithcka eshte trukuar vetem per te favorizuar Italine dhe keshtu per te demtuar Argjentinen. Maradona komentoi keshtu shortin e Boterorit qe u zhvillua ne Itali. Me pas argjentinasi u gjobit rende nga FIFA per keto fjale.

8 mars 1990 - Napoli Bigon tha se kishte nevoje per 11 lojtare qe vrapojne. Atehere une e zbrita me kembe ne toke dhe i thashe se nuk duhet te mbeshtetej tek une pasi asnjehere nuk kam vrapuar ne jeten time. Maradona para takimit Lece-Napoli shpjegon perjashtimin nga skuadra.

24 qershor 1990 - Torino Ishte e diel mengjes dhe pashe se me kishte mbaruar pasrroja. Ne ate moment dola nga hoteli dhe takova disa persona. U habita shume pasi nuk po ndodhte asgje. Askush nuk me ndalonte ne rruge askush nuk me kerkonte autograf. Te gjithe me lane te qete. Hyra ne nje dyqan duhani dhe aty nuk ndodhi asgje Faleminderit mirupafshim. Per here te pare ndjeva te tjeret larg meje. Te gjithe me respektuan ne maksimum. Ne Napoli dhe ne Itali kjo gje nuk me kishte ndodhur kurre. Asnjehere nuk me kishin konsideruar si nje person normal. Diego pak para se te fillonte nje ndeshje Boterori me Argjentinen e tij tregoi episodin qe i kishte ndodhur ne Torino.

3 korrik 1990 - Napoli Napoletanet dine se per cilin te bejne tifo. Maradona nxit San Paolo qe te beje tifo per Argjentinen para gjysmefinales qe do te luante ekipi i tij me Italine.

4 dhjetor 1990 - Madrid Fundi eshte shume prane tashme kam vendosur dua te terhiqem. Luaj futboll prej 15 vjetesh. Tanime kam nevoje te bej nje jete te qete. Jam i lodhur qe te luftoj i vetem kunder te gjitheve. Them keshtu pasi po luftoj edhe kunder gazetareve e drejtuesve te klubeve. Dua te kthehem e te shijoj Argjentinen time. Diego nuk ka me fuqi te lsquoluftoje ne Itali.

15 gusht 1991 - Buenos Aires Se pari e di qe i kam bere keq vetes sime. Keshtu kam demtuar familjen time vajzat e mia. Besoj se ne te ardhmen do te mesoj ta dua me shume veten time. Por nga ana tjeter ju them se nuk me vjen turp. Nuk i kam bere keq askujt pervec vetes sime dhe te afermve te mi. Me vjen keq. Tani per tani ndiej shume keqardhje vetem kaq ... Nuk dua me qe te me detyrojne te luaj edhe kur nuk jam i zoti. Nuk dua qe te me mbushin me kortizone vetem qe te jem gati per ndeshjet qe keshtu te abonohen sa me shume persona. Te afrohen sa me shume persona ne fushe. Nuk dua te rrezikoj jeten time duke luftuar per kampionatin apo edhe per te shpetuar nga renia nga kategoria. Psikologet mua po mundohen qe te me largojne nga kokaina dhe jo nga jeta. Keshtu u shfry Maradona pas lajmit qe tregoi se ai merrte kokaine.

16 korrik 1992 - Napoli Nese Napoli nuk me le te lire atehere une do te kthehem ne nje kadaver futbolli. Maradona mbylli perfundimisht aventuren ne Itali.

12 dhjetor 1992 - Sevilje Dua te luaj edhe pse e kam meniskun copendashcope. Kush matet shume asnjehere nuk ka per te mberritur i pari. Une dua te luaj dhe te fitoj. Eumlshte nje cmenduri Une do te luaj rolin e budallait per tere jeten. I perhershmi Maradona.

10 shkurt 1994 - Buenos Aires Kam qelluar eshte e vertete. Do te paguaj per gabimin qe bera. Diego Maradona sapo pranoi qe ka qene ai qe ka plagosur 6 gazetaret qe qendronin ne oborrin e shtepise se tij ne fshat. El Pibe de Oro plagosi keta te fundit me pushke qe nxirrnin topa me presion.

13 mars 1994 - Napoli Pugliese deliron ai eshte nje nga personat qe eshte bere popullor mbi shpatullat e mia. Maradona i pergjigjet keshtu te penduarit Pugliese qe deklaroi ne gjyq se Napoli humbi skudeton e sezonit 1987-88 me urdher te Kamorras.

2 korrik 1994 - Boston Me vrane teksa doja tu tregoja vajzave te mia se mund te lsquoluftoja me 20-vjecaret. Ne shtetin e demokracise nuk me lane te flisja dhe nuk me lejuan te thosha ate qe mendoja. Ne momentin qe une dola nga Boterori atehere doli i gjithe shteti im. Dolen te gjithe ate qe me donin. Diego shprehu te gjithe merine e tij pas rezultatatve te antidopingut dhe denimit nga FIFA.

4 shtator 1994 - Buenos Aires Thashe se FIFA me preu kembet. Tani ata sapo me prene te tere trupin. Me vrane. Diego Maradona theu heshjen per shtyp pas pezullimit 15 muaj larg futbollit qe i dha FIFA per rastin e dopingut te Boterorit.

5 janar 1995 - Paris Nuk do te luaj me. Nuk dua qe tu jap mundesi njerezve si Havelanzh e Blatter qe te me lsquoplagosin dhe te me bejne keq. Diego foli per presidentet e FIFA-s pas i dorezuan Topin e Arte Xhorxh Uease.

2 shkurt 1995 - Buenos Aires Arbitrat tane do te ishin shume te zote ne stadiumet pa publik. Por ata sapo shohin 50.000 spektatore dhe TV-te duan qe te transformohen ne yje spektakli. Diego Maradona i beri thirrje shoqates se arbitrave dhe teknikeve qe te frenojne aktrimin e arbitrave.

10 janar 1996 - Buenos Aires Dola pozitiv ne testin e kokaines me dashje. Doja qe te largohesha nga Napoli. Ky ishte rrefimi i fundit i Diego Maradones qe u kujtoi te gjitheve se ceshtja e dopingut pas ndeshjes me Barin ne mars 91 i kushtoi dy vjet pezullim.

08 tetor 1996 - Paris Do tu duhet qe te na degjojne dhe te na respektojne. Ne jemi protagonistet e futbollit. Ne kete Bote ku rendesi kane vetem parate aferat dhe fabrikat duhet te mendojme edhe per njeriun. Duhet ta vendosim ate ne qender te gjithckaje. Ne nuk duhet ti lejome gjerat qe te shkojne ndryshe. Tani dua qe te ngreme kete dolli. Ju perqafoj te gjitheve. Diego midis droges dhe versionit te ri qe e shihte si nje sindikalist anti-FIFA.

03 shtator 1997 - Buenos Aires Jane te shumte ata qe duan te me japin nje pistolete qe te vras veten. Heshtni. Diego deklaroi se kishte pushuar se luftuari ne nje tv argjentinas.

17 qershor 1998 - Buenos Aires Dua qe te jetoj si nje njeri normal. Nuk dua qe te presin ne asnje lloj menyre. Une as nuk dua qe te varem nga dikush. Gjithashtu nuk dua qe ti jap llogari askujt aq me shume atij te korruptuari qe quhet Blatter ai eshte nje qe fiton 50 milione ne muaj dhe tani ben edhe si president... Ju lutem mos me beni te qesh. Nje dite me pare e degjova teksa fliste dhe mu duk si nje aktor telenovele per femije. Diego edhe nje here kunder Blatter-it ne vigjilje te Boterorit France 1998.

19 janar 2000 ndash Havane Erdha ketu per te kuruar zemren kam besim tek mjeket kubane. Fideli me dha oksigjenin per te mbijetuar. Ai ka zemren me te madhe se te gjithe ne. Diego foli teksa zbriste i shushatur nga shkallet e aeroplanit. Ai zbriti ne Havane me mbipeshe dhe me shprese qe te kurohej.

23 nentor 2000 - Buenos Aires Eumlshte endrra ime. Me pas nuk do te bezdis njeri. Diego kerkoi qe te pershendeste futbollin per te fundit here ne nje ndeshje Argjentine-Brazil.

24 janar 2001 - Rome Une kam bere nje zgjedhje edhe pse te keqe por ja qe e kam bere. askush nuk me drejtoi pistoleten ne koke. Por une nuk valevis flamurin e droges Rrofte droga Jo. Droga eshte gjeja me e keqe ne Bote. Diego u rrefye ne nje interviste te dhene nje televizioni italian.

29 qershor 2002 - Jokohama As qe me shkonte nder mend qe japonezet do te mund te me mohonin vizen. Une skam vrare ndokend Ata nuk mund te me trajtonin si te isha kriminel. Ata nuk mund te me benin dicka te tille pas asaj qe bene. Ata lejuan qe Amerika te luante ne Kupen e Botes edhe amerikanet i hodhen bomben atomike ne Hiroshime. Diego foli pak minuta para se te fillonte finalja e vogel e Boterorit 2002 qe u zhvillua ne Kore te Jugut dhe Japoni.

27 maj 2005 - Milano As Brazili qe fitoi Kupen e Botes me 1970 nuk do te mund te kthente rezultatin pasi te pesonte tre gola. Diego Maradona foli pas finales qe fitoi Liverpuli ndaj Milanit kuqezinjte mbyllen pjesen e pare ne avantazhin e tre golave me pas humben nga pika e bardhe e penalltive.

28 dhjetor 2005 - Buenos Aires Jam 45 vjec dhe nuk mendoj se do te luaj me. Nuk kam ndermend qe te humb respektin e topit. Keshtu iu pergjigj Diego Maradona nje klubi argjentinas te Serise C.

1 shkurt 2008 - Londer Nese mund te kthehesha prapa do te doja qe te fshija ate gjest. Por ju lutem mos me kerkoni qe te fshij fitoren e madhe te merituar te Argjentines. Mardona foli 22 vjet pas mano de Dios. Ate dite Diego Maradona u kerkoi falje anglezeve per golin qe u shenoi me dore gjate Boterorit 86.

31 tetor 2008 - Buenos Aires Do te luajme kunder Skocise prandaj duhet te pergatitemi mire. Do te shkoj ne nje shtet ku me adhurojne me dashurojne pasi i kam shenuar nje gol Anglise. Dihet qe skocezet dhe anglezet nuk shkojne mire. Deklaratat e para te Maradones si trajner i Argjentines.

6 mars 2009 - Buenos Aires Mu desh qe te rindertoja edhe nje here nga e para jeten time. Mu desh qe edhe nje here te rikthehesha te lsquoluftoja. Tashme shpeshhere ngrihem ne kater te mengjesit dhe filloj dhe bej formacionin. Pergatis skemat e ekipit. Jam shume entuziast qe kam filluar te stervis Argjentinen. Diego hapi zemren per nje televizion argjentinas.

27 mars 2009 - Buenos Aires Shih kush flet ai qe ka humbur virgjerine me nje burre. Diego i pergjigjet Peleacutes qe tha se argjentinasi nuk eshte nje shembull i mire per te rinjte.

14 tetor 2009 - Montevideo Para los que no creyeron con el perdograven de las damas que la chupen y que la sigan chupando. Pas fitores me Uruguai qe i dha bileten Argjentines per ne Boterorin e 2010-es Maradona ftoi te gjithe kritiket qe tia ....

03 mars 2010 - Monako Nuk bej asnjehere konferenca kur prane meje ulen lojtare. Jam mesuar te rri i vetem ne skene. Diego nuk deshi qe te ndaje skenen me sulmuesin e Gjermanise Thomas Muller. Ky i fundit me pas e beri te qaje Maradonen ne takimin e vlefshem per cerekfinalet e Boterorit te 2010-es Gjermania shkaterroi Argjentinen 4-0 e gjeni kush beri golin e pare

23 mars 2010 - Buenos Aires Te shohesh teksa luan Messi eshte 100 here me mire se sa te besh dashuri. Diego foli per pasardhesin e tij tek Barca.

24 qershor 2010 - Palermo Javier Pastore eshte i pasjellshem me futbollin. Ai eshte nje i cmendur qe luan futbollin me te bukur ne Bote. Maradona foli keshtu pas ndeshjes se pare se Pastores me kombetaren e Argjentines bardhekaltrit luajten me Greqine.

2 korrik 2010 ndash Kejp Taun Largoi nga loja pa asnje motiv nje lojtar portugez si dhe i quajti si te rregullt nje gol Viles qe ishte jashte loje vijerojtesi me duket si Andrea Boceli. Maradona iu referua arbitrit Baldassi. Ky i fundit u akuzua se favorizoi Spanjen kunder Portugalise ne cerekfinalet e Boterorit qe u mbajt ne Afriken e Jugut.

24 shtator 2010 - Buenos Aires Po vdes nga deshira qe te rikthehem edhe nje here ne krye te pankines se Argjentines. Po pres nje telefonate jam i deshperuar jam gati te jap nje dore vetem qe te marr perseri vendin tim ne krye te perfaqesueses se vendit tim. Argjentina e sotme eshte skuadra ime. E ndiej ajo eshte imja. Mendoj se kam ende shanse qe te rikthehem komisar teknik i Argjentines. Pas Boterorit isha ne zi pasi me vdiq nje enderr. Une doja kupen por ne rame menjehere sapo ndertuam nje skuader te forte. Ne duhet te luanim finalen me Spanjen. Maradona qe pas eliminimit nga Boterori nuk kishte dhene asnje deklarate per shtyp. Ai tashme vazhdon te hedhe shigjeta dashurie drejt Argjentines. Mbase ky mund te jete fillimi i nje nisjeje te dyte

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›