Turqi, policia kap 32 piratë të Anonimëve
Policia Turke ka arrestuar 32 persona, që besohet se janë pjesë e grupit të piratëve informatikë, Anonimët (Anonymous). Aktiviteti i këtij grupi në Turqi u dallua në protestat kundër planeve të qeverisë për të ngritur një sistem filtrimi për rrjetet informatike. Pas një ankese nga Drejtoria turke e Telekomunikacionit, faqja e së cilës ishte sulmuar nga Anonimët, policia nisi operacionin kundër tyre. Kjo lëvizje në Turqi pasoi një binjake në Spanjë, ku dy ditë më parë u ndaluan tre anëtarë të këtij grupi.