Jemen, shkon në 185 numri i ushtarëve të vrarë
Shkon në 185 numri i ushtarëve të vrarë në Jemen nga militantët e Al Kaidës. Zyrtarët thanë se shifra e vikimave është rritur pasi shumë trupa janë gjetur në shkretëtirë, afër qytetit të Zinxhibarit të gjymtuar dhe disa nga edhe pa koka.
Nga sulmet e së dielës kanë vdekur të paktën 32 militantë. Numri i të plagosurve nga të dy anët raportohet të jetë shumë i madh.
Militantët e Al Kaedës kanë shfrytëzuar trazirat njëvjeçare politike, që çuan në dorëheqjen e presidentit Abdullah Ali Saleh, për të forcuar pozicionet e tyre në jug të vendit.