Jemen shperthen nje fabrike armatimesh. 110 te vdekur

Një ditë pasi u sulmua nga militantët e Al Kaedës që morën armë dhe municione, fabrika e armatimeve në provincën Abixhan të Jemenit ka shpërthyer, duke vrarë mbi 110 persona, mes tyre gra e fëmijë, dhe plagosur shumë të tjerë. Qyteti Xhar ku ndodhi shpërthimi njihet si zonë ku Al Kaeda është mjaft aktive.
Burime nga spitalet që kanë trajtuar personat e lënduar, thonë se banorët vendas kanë qenë duke vjedhur municione, kur dicka ka marrë zjarr dhe ka shpërthyer fabrikën. Shpërthimi, sipas BBC-së, është arritur të dëgjohet deri në 15 km distancë. Dëshmitarët flasin për një bilanc të pambyllur viktimash, pasi shumë trupa kanë mbetur në rrënojat e fabrikës e cila prodhonte edhe barut.
Përleshjet nisën që të dielën në Xhar, mes militantëve dhe ushtrisë, duke rritur frikën e Perëndimit dhe të Sauditëve se kaosi që mbizotëron prej javësh në Jemen, mund të jetë në përfitim të krahut të LA Kaedës që vepron në këtë vend. Ndërkohë që Jemeni është përfshirë nga protestat kundër regjimit 32- vjeçar të presidentit Ali Abdullah Saleh, analistët thonë se ndryshimi i pushtetit është tashmë, i pakthyeshëm.
Saleh i është përgjigjur deri tani, trazirave me veprime të dhunshme, por edhe me disa koncesione, që përfshijnë edhe trasnferimin e pushtetit, në momentin e miratimit të një kushtetute të re dhe mbajtjes së zgjedhjeve në fund të vitit.
Juli Prifti