Kosove numerohet popullsia pas 30 vjetesh. Rregjistrimi me 1 Prill

Pas tridhjetë vitesh, Kosova do të ketë një regjistër të ri të popullsisë. Procesi i regjistrimit do të nisë me 1 prill dhe do të përfundojë pas pesëmbëdhjetë ditësh. Por, problem mbetet pjesa veriore e Kosovës ku serbët po kundërshtojnë me forcë këtë proces të mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare. Në këtë pjesë është ende e paqartë sesi do të veprohet.
“Me një prill mund të filloj, por është një proces kompleks dhe në terren do të shikohet prapë, cilat janë ato probleme dhe do të intervenohet për t’i zgjidhur ato. Regjistrimi do të bëhet me standarde të pranuara nga faktori ndërkombëtarë. Është një proces i brendshëm por edhe ndërkombëtarë dhe do të jetë i pranueshëm edhe për bashkësinë ndërkombëtare” tha Mahir Yagcilar, Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Drejtori i EUROSTAT-it, Peter Everares tha se Kosova është e gatshme për regjistrimin e popullsisë i cili do të monitorohet edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë, ndërsa beson që regjistrimit të popullsisë do t`iu përgjigjet edhe pakica serbe.
“Ne e dimë se serbët e veriut nuk janë ende të gatshëm të marrin pjesë në këtë proces. Mirëpo në procesin e regjistrimit në veri janë duke punuar Komiteti për Regjistrim së bashku me UNOPS-in. Në shpresojmë që në ditët, javët dhe muajt e ardhshëm do të bëhet regjistrimi i popullsisë edhe në Komunat e Veriut. Sigurisht që edhe kosovarët do të monitorojnë këtë proces" tha Everares.
Regjistrimi Popullsisë është projekt, përgatitjet për të cilin kanë nisur që në vitin 2005, nën mbikqyrjen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, i përbërë nga Komisioni Evropian (EUROSTAT), Këshilli i Evropës , UNICEF,si dhe ekspertë ndërkombëtare të regjistrimit.