Jemen, shpërthim në një fabrikë armësh, 5 të vdekur
Një shpërthim në një fabrike municionesh ka shkaktuar të paktën 5 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.
Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në qytetin jugor Jaar dhe është dëgjuar rreth 15 km larg, por ende nuk janë të qarta shkaqet.
Raportet thonë se fabrika ishte marrë nën kontroll nga ana e militantëve pas përleshjeve të ditës së djeshme në qytet.
Zyrtarët thonë se numri i viktimave pritet të rritet, pasi ende ka njerëz që po nxirren nga zona e shpërthimit.