E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vijon eksodi i emigrantëve në Lampeduza

Vazhdon eksodi i emigrantëve të Afrikës Veriore drejt brigjeve jugore të Italisë. Lampeduza i cili është ishulli që ka pritur më shumë emigrant afrikanë, ka lëshuar alarmin e higjenës. Rreth 5.534 emigrantë janë strehuar deri tani në ishull, ndërsa në 24 orët e fundit kanë hyrë më shumë se 400. " Nuk mendojmë se ekziston rreziku i ndonjë epidemie, por problem higjeno sanitar, mund të ketë pasoja të rënda" ka deklaruar ministri i shëndetësisë.
Ndërkohë që kanë nisur edhe aktet e dhushme të emigrantëve ndaj banorëve të zonës. Policia italiane raportoi se një çift është dhunuar dhe më pas vjedhur nga një grup emigrantësh. Frikën e akteve të tilla policia italiane, dhe autoritet e zonës e kishin deklaruar edhe më parë. Kjo ka bërë që shumë rajonë të Italisë të mos pranojnë strehimin e emigrantëvë, të Lampeduzës, e cila tashmë është e mbipopulluar. Por ministri i brendshëm, Roberto Maroni, ka deklaruar se nëse rajonet nuk do të gjejnë gjuhën e përbashkët atëhere shteti do të veprojnë sipas mënyrave të tij. Ai ka pohuar se shpërndarja e të ardhurve do të vazhdojë pavarsisht preferencave të rajoneve të vendit. Ai ka bërë thirrje edhe vendeve nga vijnë emigrantët, që të ndërmarrin politika frenimi. Tunizia është vendi nga i cili janë nisur më shumë emigrant drejt Italisë. Ndërsa presidenti italian, Xhorxho Napolitano, i ka bërë thirrje qeverisë dhe sidomos opinionit publik që të mos nxitohet në veprimet dhe deklaratat e tyre publike.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›