E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dialogu, nisin bisedimet Kosovë-Serbi

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë takuar sot në Bruksel për të vazhduar raundin e dytë të bisedimeve.

Bisedimet e para të cilat nisën më 8 mars, u diskutua lëvizja e lirë, dokumentet e regjistrimit civil, çështjet e doganave, hapësirës ajrore dhe të marrëveshjeve rajonale ndërkohë që sot pritet që këtyre çështjeve t`u shtohen edhe problemet mbi energjinë.

Kryenegociatorja e Kosovës, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri para takimit ka deklaruar se pret shumë nga ky raund i bisedimeve.

“Sot do të përqendrohemi në temën për telekomunikacionit dhe ndoshta do të vazhdojmë edhe me temat tjera që folëm edhe gjatë raundit të parë dhe do të diskutojmë për lirinë e lëvizjes, ndërsa sa i përket telekomunikacionit do të përpiqemi t`i normalizojmë raportet mes dy shteteve. E dimë se ekziston një ndërhyrje nga ana e Serbisë në sistemin e telekomunikacionit të Kosovës si dhe në sistemin e energjetikes e që jo vetëm se po e dëmton kualitetin e shërbimit, por po krijon edhe humbje materiale dhe pengon bashkëpunimin rajonal në këtë fushë”, ka thënë Tahiri.

Edhe në këtë raund po ndërmjetëson Robert Cooper, këshilltari politik i përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›