E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, votohet për presidentin e ri

Në Jemen sot zhvillohen votimet për zgjedhjen e presidentit. Bëhet fjalë vetëm për një kandidat, Abed Rabo Hadi, zëvendësin e Ali Abdullah Salehut, i cili ka qeverisur vendin për 33 vjet.

Zgjedhjet janë pjesë e marrëveshjes së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërmjet Salehut dhe opozitës.

Një vit i protestave, të cilat disa herë kanë rezultuar me viktima, ka detyruar Salehun të largohet.

Jemeni, vendi më i varfër i rajonit, është bërë shënjestër e Al Kaidës, sidomos në jug, ku aktivistët thonë se do t`i bojkotojnë zgjedhjet.

Aktivistët jugorë akuzojnë veriun për marrjen e burimeve të tyre dhe për diskriminim kundër tyre.

Në prag të zgjedhjeve, persona të armatosur kanë sulmuar tre vendvotime në jug të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›