Nis sot samiti i G20-ës, pritet zgjidhje për krizën në Eurozonë

Liderët e vendeve të industrializuara takohen sot në Los Cabos të Meksikës për të diskutuar për mënyrat e rritjes së ekonomisë botërore.
Udhëheqësit e G20-ës pritet t`iu bëjnë presion zyrtarëve evropianë për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Eurozonë.
Në fillim të samitit në Los Kabos, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë bisedime rreth konfliktit në Siri. Samiti i G20-ës zhvillon punimet sot dhe nesër.
Samiti i G20-ës nis një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, të cilat kanë nxjerrë fituese partinë që mbështet marrëveshjet për masa kursimi, për të shpëtuar vendin nga falimentimi.