E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemeni arreston tre pjesëtarë të Al Qaidës

Forcat e sigurisë në Jemen kanë arrestuar tre pjesëtarë të dyshuar të Al Qaidës, anëtarë të një qelize, për të cilën SHBA-ja ka theksuar se ka qenë e përfshirë në komplotin kundër ambasadës amerikane dhe ambasadave tjera të huaja në Sana, ka njoftuar sot Ministria e Brendshme e Jemenit.

Ambasadat e SHBA-së dhe të Britanisë këtë javë qëndruan të mbyllura për dy ditë, për shkak të kërcënimeve se Al Qaida ishte duke përgatitur sulme.

Këto dy ambasada rifilluan punën të martën, pasi që SHBA-ja theksoi se aksioni i forcave jemenite të sigurisë, i ndërmarrë kundër një qelize të Al Qaidës në verilindje të Jemenit, i ishte adresuar këtyre kërcënimeve.

Gjatë këtij operacioni, forcat e sigurisë sulmuan një grup të militantëve, të cilët po vepronin në rajonin malor Arhab. Me këtë rast u vranë dy pjesëtarë të Al Qaidës dhe u plagosën disa të tjerë.

Më pas, forcat e sigurisë arrestuan tre militantë të plagosur, të cilët ishin dërguar në një spital në Reyda, rajon ky në veriperëndim të kryeqytetit Sana, njoftoi Ministria e Brendshme.

Me këtë rast u arrestuan edhe katër persona tjerë, të cilët kishin dërguar militantët në spital.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›