Gjashtë policë rusë vriten në Dagestan
Një sulmues vetëvrasës ka hedhur sot në ajër automjetin e tij në afërsi të një stacioni policor, në rajonin e trazuar të Kaukazit Verior në Rusi, duke vrarë me këtë rast gjashtë policë dhe duke plagosur 16 të tjerë, ka njoftuar policia.
Sulmi ndodhi në afërsi të një stacioni të policisë së trafikut në periferi të Mahachkalas, kryeqytetit të Dagestanit.
Shefi i policisë së qytetit, Shamil Guseinov, theksoi se sulmuesi hidhi automjetin në ajër te porta e stacionit, pasi që policët pamundësuan hyrjen e tij brenda në oborrin e stacionit. Të gjithë policët e vrarë kanë qenë te porta, shtoi ai.
Guseinov theksoi se aksioni i policëve të vrarë ka pamundësuar një gjakderdhje edhe më të madhe.
Në një sulm të ngjashëm, i cili ndodhi në gusht të vitit të kaluar në kryeqytetin e republikës fqinje të Ingushetisë, Nazran, një sulmues vetëvrasës vrau së paku 24 persona dhe plagosi 200 të tjerë.
Republikat e Rusisë me popullatë shumicë myslimane në Kaukazin Verior kanë përjetuar një shtim të dukshëm të dhunës gjatë vitit të kaluar, pasi që janë ndërmarrë shumë sulme, në shënjestër të se cilave janë vënë policët dhe zyrtarët tjerë.