E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut e mashtroi SHBA-në më 1994

Koreja e Veriut duket se ka filluar programin e pasurimit të uraniumit menjëherë pasi që në vitin 1994 arriti marrëveshjen me SHBA-në për të zhbërë programin e vet ekzistues të armatimit bërthamor me plutonium, ka theksuar sot Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut.

Deklaratat e Ministrit të Jashtëm, Yu Myung Hvan, nëse janë të sakta, sugjerojnë se Koreja e Veriut nuk ka synuar të heq dorë nga ambiciet e veta bërthamore, pasi që nënshkroi paktin në vitin 1994, për t’i dhënë fund krizës së mëhershme në lidhje me armët e veta bërthamore me plutonium.

Dyshimet në lidhje me programin e Phenianit për pasurim të uraniumit nxitën krizën e re bërthamore në vitin 2002, kur zyrtarët amerikanë theksuan se Pheniani ka pranuar privatisht se posedon një program të këtillë të fshehtë.

Koreja e Veriut për një kohë të gjatë ka mohuar akuzat në adresë të saj për programin e uraniumit. Por në kuadër të përpjekjeve për të tendosur edhe më shumë situatën, pas testit të dytë bërthamor që e zhvilloi në maj të vitit të kaluar, Pheniani pranoi se ka një program të tillë dhe se ka pasur sukses në procesin e pasurimit të uraniumit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›