“Jemi gati të mbështesim heqjen e vizave”
24/03/2010 Eurodeputetët deklaratë pas përfundimit të vizitës në Shqipëri
Parlamenti Europian i kënaqur me ecurinë teknike të procesit
Përpjekjet për të bojkotuar punën e Parlamentit do të pengonin dhe vështirësonin rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ky ka qenë qëndrimi i përbashkët, i shprehur me anë të një deklarate i deputetëve të PE-së Eduard Kukan, Jelko Kacin, Simon Busutil, Tanja Fajon dhe Marije Konerlisen në përfundim të vizitës së tyre në Shqipëri. Eurodeputetët u bëjnë thirrje të gjithë liderëve politikë të vazhdojnë përpjekjet që zgjidhja të gjendet brenda institucioneve demokratike. “Të gjitha institucionet demokratike duhet të jenë funksionale, në mënyrë që të përballojnë sfidat e integrimit europian”, - thuhet në deklaratë, në të cilën më tej theksohet se debati politik duhet të bëhet në këto institucione, vendimet e të cilave duhet të respektohen nga të gjithë. Po kështu, anëtarët e Parlamentit Europian mirëpritën progresin e bërë nga Shqipëria në kuadër të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave. Ata theksojnë se Parlamenti Europian është i kënaqur me nivelin e përgatitjes teknike për këtë proces. “Jemi gati të mbështesim heqjen e regjimit të vizave për Shqipërinë”, - shprehen deputetët, mes tyre edhe koordinatori i grupit më të madh politik në komitetin përgjegjës për çështjen e vizave, Simon Busutil, dhe raportuesja për çështjen e vizave Tanja Fajon. Pas takimit me Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli europarlamentarët thanë se mirëpresin gatishmërinë e palës shqiptare për të hapur një erë të re të dialogut ndërparlamentar dhe do të bashkëpunojnë me të gjitha partitë që përfaqësohen në Asamblenë Kombëtare Shqiptare.
Më datën 20 të këtij muaji Shqipërinë e vizitoi një delegacion i Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Eduart Kukan, kryetar i komisionit për Ballkanin në PE. Gjatë dy ditëve ata morën kontakte me Presidentin e Republikës, kreun e ekzekutivit dhe Kryetaren e Kuvendit. Në të gjitha takimet ata u shprehën optimistë për arritjet e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave
Takimi me Berishën
Gjatë takimit me kryeministrin Berisha Kukan i shprehu mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian ndaj përpjekjeve të qeverisë për të arritur sa më shpejt heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë. “Ne si deputetë të Parlamentit Evropian do të vazhdojmë të ngremë zërin në favor të heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë sa më shpejt”, - u shpreh Kukan. Në këtë kontekst, ai vlerësoi plotësimin e kërkesave të udhërrëfyesit nga ana e qeverisë shqiptare, të cilat janë vlerësuar edhe nga misionet e ekspertëve të Bashkimit Evropian.