Bashkia, grup pune për thithjen e donatorëve
24/03/2010 Rehabilitimi i lumit Gjanica
FIER- Lumi Gjanica ka mbledhur sërish përfaqësi nga ana e Bashkisë për të gjetur mundësi financimi për rehabilitimin e saj. Një muaj pas konferencës së donatorëve të huaj, kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, është shprehur se projekti i rehabilitimi të lumit Gjanica ka një shifër prej 32 milionë eurosh, ndaj edhe kërkohet edhe një afrim i një numri të madh donatorësh. Deri tani donatorët më të mundshëm për realizimin e këtij projekti është Banka Botërore dhe komuniteti evropian. Kreu i Bashkisë Zeqaj duke vlerësuar projektin është shprehur se për zbatimin e tij dhe thithjen e investimeve kërkohet edhe koha e duhur. “Ne kemi bërë të mundur tërheqjen e vëmendjes së Bankës Botërore dhe komuniteti evropian si donatorë. Ata kanë qenë të pranishëm në këtë konferencë të donatorëve të huaj për thithjen e investimeve për rehabilitimin të lumit Gjanica. Vetëm si fillim të fazës së parë të punimeve shkojnë në 15 milionë euro, çka është një shifër e madhe. Pastrimi i lumit Gjanica do të jetë hapi i parë. Do t’i kushtojmë rëndësi pastrimit të shtratit të lumit që shkon mes për mes qytetit të Fierit nga mbetjet hidrokarbure. Shumë shpejt do të ketë edhe projekte të tjera”. Projekti i lumit Gjanica për rehabilitimin e tij do të bëjë pastrimin e plotë nga mbetjet e naftës, duke detyruar edhe kompanitë e madha naftënxjerrëse të minimizojë ndotjet, duke përmirësuar edhe teknologjinë. Sipas këtij, studimi edhe brigjet e lumit Gjanica prej 8 km që përshkon qytetin. Do të jetë i betonuar, ndërkohë që paralel me të do të shtrihet rrjeti i kanalizimeve për ta ndaluar ndotjen nga derdhjet urbane të popullatës.