E Hënë, 2 Nëntor 2026

Jemi kenë shumë t vogël. Qysh nuk jemi tut!

Elsa Demo

Në ekspozitën Bogujevci, Histori Pamore, e ndërtuar mbi një përvojë tragjike njerëzore, zhvendosja dhe transformimi i historisë ndodh si në një vepër të mirëfilltë arti. Ajo tregohet duke kaluar nëpër një trajektore sa të sheshtë dokumentare, aq të  thyer cerebrale e vetëdijesuese. Qarkullojnë në të koha, jeta e djeshme njerëzore që nuk është më, por hija e saj nëpërmjet objekteve shtëpiake perdja, tavolina, stufa, sahati i murit i vitit 1895, dollapi dhe rafti me librat e Migjenit, De Radës, Anton Çetës, Hivzi Sulejmanit, Ismaik Kadaresë; sendeve të trupit: bluza, shami, ora dore, vath; orendi të kalvarit trupor, shtretërit e spitalit, komodinat dhe këmbëzat e serumit.

Fatosi, Jehona dhe Saranda Bogujevci që i mbijetuan masakrës në Mars të vitit 1999, në Podujevë, me ndihmën e kuratorëve James Walmsley dhe Fazli Blakçori, tregojnë deri më 2 mars në Galerinë Kombëtare të Arteve një histori që shqiptarët e Shqipërisë nuk e kanë prekur ndonjëherë më afër se skenat e helmimeve masive të fëmijëve kosovarë që transmetonte në vitet nëntëdhjetë TVSH-ja.

Pas Prishtinës, Tirana është vendi i dytë ku ekspozohet Bogujevci/ Histori Pamore. Historia e Fatosit (24), Jehonës (23), Sarandës (26) është riprodhuar me qindra herë nga mediat nëpër botë. Çfarë nuk ndryshon te këta tre të rinj të diplomuar për dizajn dhe arte është ngjarja mes vedi, siç thotë Fatosi, i cili ndryshe nga e motra Jehona dhe kushërira Saranda që vazhdojnë jetën në Mançester, është kthyer në Prishtinë prej dy vitesh.

Kjo ekspozitë pritet të udhëtojë në Beograd në mars 2013.

Fatos, Jehona, Saranda, emra mirëfilli shqiptarë. E keni vizituar përpara Shqipërinë?

Fatosi: Hera e parë që kam ardhë është para nja një muaj për tu taku me drejtorin e Galerisë dhe Ministrin e Kulturës. Jam kenë në Durrës, Vlorë, e në disa vende të tjera po jo në Tiranë.

Jehona: Unë nën 2008-ën kam ardhë, jam kenë pak. Më pëlqen shumë Tirana.

Gati 13 vjet pas masakrës në Podujevë, është vonë ekspozita?

F.B: Është në kohën e duhur se pa e kaluar gjithë kët udhëtim, ekspozita nuk do kish pasë kuptim. Është deshtë, prej asaj pjesës që patë, me kalu drejtësinë, me diplomu fakultetin, e tani i erdh radha ekspozitës.

Saranda: Kur kanë ndodhur këto ngjarje jemi kenë shumë tri. Ne kemi folë të gjithë për historinë tonë se çfarë ka ndodhë, por tash ma të pjekun, trritun, kemi gjetë mënyrën për ta shfaq çdo detaj të historisë tonë të përbashkët. Është koha e duhur.

Keni treguar më së shumti për procese hetimi për krime lufte, se çfarë ka ndodhur 28 marsin e vitit 1999 me familjet shqiptare, Bogujevci-Duriqi. Mediat pastaj e kanë riprodhuar, siç thoni ju, në mënyrë korrekte, dhe me kalimin e viteve, si sot ju e rimerrni si rrëfim publik. E ka ndryshuar kjo historinë tuaj?

F.B: Ka ndryshuar, për shkak që disa pjesë nuk kanë qenë të dokumentuara fare. Për shembull, pjesa e spitalit, nuk ka qenë e dokumentuar dhe është përmendur shumë pak.

Jehona bëri guidën e ekspozitës dhe na tha se pas masakrës, spitali ishte pjesa e dytë e makthit, kësaj radhe me mjekë.

S.B: Menjëherë prej momentit kur ka ndodhur ngjarja, jemi marrë prej ushtrisë së rregullt të Serbisë dhe jemi dërguar në spitalin e Prishtinës. Krejt kohën e luftës e kemi kalu aty. Mbasandaj ka qenë pjesa tjetër, që baballarët tanë deri vonë nuk e kanë ditë ku jemi, çka ka ndodhë me neve, mënyra se si jemi trajtuar. Nspitalin e Prishtinës, kemi qenë si të burgosur dhe kemi qenë krejt fëmi.

Pranë shtratit të Fatosit shkruhet këshilla e mjekut që të durojë. Fjalitë të shkëputura nga konteksti duken sikur dikush i jep kurajo të rreptë.

F.B: Jo. Ai filloi me mi hjekë plumbat prej këmbës pa anestezion. Bërtitsha, kajsha, kisha dhimbë shumë. Ai ma mshoi me shuplakë nftyrë e më tha kafsho gishtin tënd që të duroj. Ishte e qëllimshme.

J.B: Fatosi ka kenë 12 vjeç. Ka ndodhë e njëjta gjë me mu. Kam pasë nji hekur, si shirit metalit ndorë, e janë mundu me ma hjek pa anestezion.

S.B: Problemi ka qenë me Jehonën që edhe tash nji pjesë e ashtit që ta mundëson me e rrotullu dorën, i mungon. Ajo ka qenë shumë e dhimbshme e nëse hjekshin ka pasë gjasa që dora me u thy.

Edhe ti je plagosur në dorë. Si e ke sot?

S.B: Kam probleme, por me trajtimin e duhur e kam shumë më mirë.

Jehona kujton se në spital flitej vetëm serbisht. Kjo është periudha kur keni dëgjuar më shumë serbisht në jetën tuaj, nuk e njihni gjuhën, apo jo?

S.B: E kuptojmë pak.

F.B: Aty e patëm mësu krejt serbishten…

S.B: Tjetra gjë ka qenë që motrat dhe mjektë krejt kanë ditë shqip, por nuk kanë bisedu me ne. U deshtë me mësu ndonjë fjalë me mënyrën tonë për me komuniku me ta.

 

Kur ndodhi çlirimi nga spitali?

F.B: Pasi që kanë intervenu këmbsorët e trupave të NATO-s. Ata hynë në oborrin e spitalit tPrishtinës, ne ishim duke pushuar jashtë. Ndalën disa ushtarë të KFOR-it britanez, i treguam ngjarjen tonë dhe për pesë minuta një ndihmë e shpejtë na dërgon në spitalin e kampit të tyre ushtarak.

Me pjesën tjetër të familjes kur u bashkuat?

F.B: Me baballarët jena pa mbas nji muji. Ata ishin detyru për me shku maleve, kanë ecë disa ditë e kanë përfundu nPrishtinë. Saranda mund ta tregojë më mirë se si e kanë marrë veshë ata.

S.B: Ndhomën ku kemi qenë unë dhe Jehona nspital nPrishtinë, ka qenë dhe një shok klase i Jehonës. Kur ka ardhë baba i tij me e marrë, ai mendoi që kena pasë diçka tjetër e kur ne i spjegum se çka ka ndodhë, na premtoi që do të mundohet të bëjë gjithçka për ti gjetë baballarët tanë. Na faktikisht, nuk e kemi ditë që ata krejt janë nëpër male, se ngjarja jonë ka ndodhë katër ditë mbas bombardimeve të NATO-s.

Jeni diplomuar tani për arte?

F.B: Dizajn.

J:B: Dizajn.

S.B: Art interaktiv.

Artet si terapi apo ndjekje e një pasioni?

F:B: Kemi shku në një shtet tri që nuk e kemi ditë gjuhën, e pa pushu kena pasë orë për gjuhë angleze. Arti ose dizajni të mëson me shpreh atë çfarë mendon, pa e ditë gjuhën. Mbasandaj edhe për shkak të familjes.

S.B: … pse anëtarët e tjerë tfamiljes para nesh kanë qenë artistë të diplomuar, por…

Secili prej jush e mban mend gjënë e parë ku është shprehur në mënyrë artistike?

F:B: Kam dizajnuar një logo Manchester aid to Kosovo, e pata dizajnu për një pakt të paqes në Podujevë.

J:B: Janë kenë librat e Jane Austen, një projekt për kopertinat e këtyre librave. Jam bazu krejt në sendet e nënës, se librat e Jane Austen janë për gra, për martesa. Kam përdor fotografi të nënës, veshje tsaja, shallat, fustanet e me to kam dizajnu kopertinat. Po ashtu dhe një projekt për Edit Durham, pra çfarë ka të bëjë me traditën.

Para një viti historia jote u rrëfye në teatër, Saranda. Aktorja që recitoi historinë tënde, që tregohet pak a shumë këtu, citoi fjalët që ti i kishe thënë para se të ngjite

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›