E Diel, 1 Nëntor 2026

“Jemi pjesë e Mbretësisë së Danimarkës”/ Kryeministri i Groenlandës: Nuk duam të qeverisemi nga SHBA

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen është shprehur se vendi nuk është në shitje, duke iu përgjigj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në ishull.

Nielsen, gatë një konference të përbashkët me kryeministren daneze Mette Frederiksen, këmbënguli se nëse Groenlanda do kishte mundësi zgjidhjeje, do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-në.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë: Groenlanda nuk dëshiron të jetë në pronësi të SHBA-së, Groenlanda nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-ja, Groenlanda nuk dëshiron të jetë pjesë e SHBA-së. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës”, ka thënë ai.

Groenlanda është kthyer në qendër të vëmendjes.

Tensionet janë thelluar pasi presidenti amerikan Donald Trump ka rikonfirmuar publikisht se Shtetet e Bashkuara “kanë nevojë për Groenlandën për arsye sigurie kombëtare”, duke hapur jo vetëm debate diplomatike, por edhe shqetësime për një konfigurim të ri gjeopolitik në Arktik.

Ishulli i mbuluar nga akulli është i varur politikisht nga Danimarka, por me autonomi të gjerë dhe me ambicie të forta për vetëvendosje në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›