E Diel, 1 Nëntor 2026

PAMJET/ Dyshohet se u prit nga një “Audi”! Momenti kur Ndoci ia fut vrapit, polici me armë në dorë…

Publikohen imazhet e para nga arratisja e Altin Ndocit ditën e sotme nga Spitali Rajonal i Durrësit.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga FaxWeb, Ndoci shfaqet duke u larguar me vrap nga ambientet e spitalit drejt parkingut ku dyshohet se më pas ai është pritur nga një automjet Audi, i bardhë, me të cilin më pas besohet se është larguar drejt zonës së Spitallës.

Raportohet se, pasi ka dalë nga ambientet e spitalit ai është përballur me dy efektivë policie, me të cilët është përplasur fizikisht.

Një tjetër foto është edhe ajo e një prej efektivëve që u përball me Ndocin, kur doli nga spitali.

Efektivi mban armë në dorë dhe mësohet se, në tentativë për ta ndaluar, qëlloi në ajër.

Policia vijon kërkimet për të lokalizuar Altin Ndocin, ndërkohë janë pezulluar nga detyra Drejtori i Burgut Durrës, Shefi i Policisë dhe disa zyrtarë të tjerë.

LEXO EDHE: Nga “Masakra e Bradasheshit” tek vrasja e dy vëllezërve në Durrës, kush është i arratisuri Altin Ndoci?

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›