Jenifer Aniston në panik, I fejuari nuk e ndihmon

Jennifer Aniston raportohet po merret vet me planet për martesë ngase i fejuari Justin Theroux, “është lodhur nga bisedar për dasmën”.
Dyshja kanë vendosur të jetojnë në vilën e Jenn e cila është në renovim. Por duket se renovimi po merr shumë kohë dhe ajo po frikësohet se kjo do të mund të shtyjë datën e martesës së tyre, e që thuhet se është në muajin gusht.
Sipas burimeve Jenn po bëhet nervoz për këtë dhe Justin nuk po mund të “durojë” frikën e saj.
“Jennifer i ka telefonuar Justin duke qarë për shtëpinë”, ka thënë një burim për magazinën “Star”.
Ndërkohë po sipas burimit ai i ishte përgjigjur se “do të ndodhë ajo që do të ndodhë”, dhe kjo nuk ka qenë fjalë inkurajuese për Aniston.
“Jenn ka nevojë për ndihmë dhe askush nuk po e ndihmon”, ka thënë burimi, sipas të cilit ajo është në panik, ngase frikësohet se po e ndjek një “mallkim” që do të bëjë të dështojë dasmën e saj.
Aniston më parë ishte e martuar me Brad Pitt me të cilin është divorcuar në vitin 2005./Indeksonline/