E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traileri i parë për “300: Rise of an Empire” marshon online

Një ditë më parë, poster i ri ngacmues për “300: Rise of an Empire” u publikua online. Bashkë me të, përmes faqes zyrtare të filmit në Facebook, u njoftuam se një ditë më pas do të kishim edhe trailerin e parë të filmit.

Sot, një ditë më pas, traileri i parë i filmit marshon online dhe bashkë me të marrim edhe një gërshetim krahrorësh me muskuj, shpatash që vringëllojnë në ajër, anijesh që përplasen në det dhe gajzer prej gjaku që vërshojnë përpjetë.

Besojmë se posteri i filmit arrin ta përfaqësojë shumë mirë ndjesinë që do të përforcohet më pas nga trailer.

Duke vazhduar qartë në stilin e filmit të parë të Zack Snyder, “300: Rise of an Empire”, drejtuar nga regjisori Noam Murro, na sjell gjeneralin grek Themistokliun (Sullivan Stapleton) tek përpiqet të bashkojë gjithë Greqinë në një përballje për të ndryshuar kursin e luftës.

Me ngjarje që rrjedhin në të njëjtën kohë me betejën e Leonidas tek filmi i parë dhe me një pjesë të tyre pas betejës, kjo histori do ta vendosë gjeneralin Themistokli përballë mbretit Kserks (Rodrigo Santoro) dhe Artemisia-s (Eva Green), komandatja hakmarrëse e flotës detare perse.

“300: Rise of an Empire” do të shfaqet nëpër kinema prej 7 marsit të vitit të ardhshëm. Ju lëmë në shoqërinë e trailer-it! /Indeksonline/

https:// />  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›