E Diel, 1 Nëntor 2026

Jennifer Aniston Brad Pitt and Angelina Jolie drama qe nuk mori fund asnjehere

Thuhet se nëse ulesh pranë lumit dhe pret gjatë, do të shohësh trupat e armiqve të tu të kalojnë. Nuk ka thënë Jennifer Aniston këtë, por mund ta kishte thënë. Sepse ajo bëri pikërisht këtë: Priti, nuk bërtiti. Nuk shkroi letra të hapura. Nuk shiti histori për më shumë klikime. Ajo thjesht nisi te jetoje mire, më mirë se kushdo tjetër në këtë trekëndësh të rrëmujshëm hollivudian që nisi si film romantik dhe përfundoi si dramë gjyqësore pa fund.

Jennifer, 56 vjeç sot, shfaqet e veshur me një fustan transparent Saint Laurent në kopertinën e Vanity Fair, më seksi se kurrë, me një buzëqeshje që thotë: Po, jam ende këtu. Dhe jo, nuk më thyen dot.

Ndërsa Pitt dhe Jolie ndahen publikisht për fëmijët, për paratë, për verën… Jennifer shijon jetën e saj në vilën në Beverly Hills, e qetë dhe pa ndonjë nevojë për të “dhënë hak”.

Ajo pranon se ishte një kohë e vështirë. Të shohësh burrin tënd me një grua tjetër nëpër kopertina, duke mbajtur fëmijë që s’i kishte me ty… Nuk ishte e lehtë. Por nuk kërkoi mëshirë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›