E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Aniston: S`kam në plan fëmijë

Jennifer Aniston mësohet se është drejt përfundimit të filmit të saj më të ri “We`re The Millers” në të cilin do të shfaqet si asnjëherë më parë. Ajo gjithnjë ka dashur të eksperimentojë me rolet dhe skenën prandaj, pranoi që të luante rolin e një striptisteje.

Enough already: Frustrated Jennifer talks baby questions on GMA

“Nuk më kishte shkuar në mendje se një ditë do te më ofrohej një rol i tillë dhe sapo lexova skenarin mendova, Pse Jo?! Këtë herë kam mundësinë t`i servir publikut diçka ndryshe nga vetja” ka thënë ajo.

'Being sh*tty has become a sport' Jen said of probing personal interviews

Jennifer e cila nuk ka dashur të flasë më gjerësisht lidhur me këtë temë zbuloi gjithashtu, se në të ardhmen e afërt nuk planifikon të këtë fëmijë. 44-vjeçarja e cila momentalisht është e fejuara e aktorit Justin Theroux shpjegon se së bashku me bashkëshortin e ardhshëm kanë rënë dakord që martesa e tyre të jetë e përbërë vetëm nga ata të dy.

'I've had it up to here': the star is sick of being quizzed about plans for children

Sipas Jennifer fëmijët janë plotësim i një boshllëku që çdo njeri ndjen por aktorja tregon se ndihet e lumtur me jetën të cilën ajo thekson se është perfekte. Jennifer është e rrethuar nga miq perfekt, nga një staf pune perfekt, nga nje partner me plotë kuptimin e fjalës perfekt dhe për të, kjo përbën atë që quhet familje.

No immediate plans to walk up the aisle: She and Justin will tie the knot in their own time

Aktorja pohon edhe se ndihet e lumtur me fejesën e saj , pasi prej një viti çifti bashkëjetojnë dhe kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën e tyre duke i ndihmuar të përpiqen të parashikojnë vitet e ardhshme përkrahë njëri tjetrit.

Happy as they are: Jennifer says she ignores the rumors about her relationship

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›