E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Lopez merr yllin e 2 500-të në bulevardin e Hollywood

LOS ANXHELES- Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Jennifer Lopez mori yllin e 2 500-të në bulevardin e famshëm të Hollywood-it, bënë të ditur sot burime mediatike vendase.

"Jam jashtëzakonisht e lumtur", deklaroi ajo gjatë një ceremonie të shkurtër në bulevardin "Hollywood Walk of Fame".

"Duket krejtësisht e pabesueshme, por shumë e vërtetë. Është e mrekullueshme", theksoi Lopez.

Këngëtari amerikan, Pitbull dhe Nigel Lythgoe, producent i emisionit televiziv, "American Idol" ishin gjithashtu të pranishëm si dhe Gregory Nava, regjisori i "Selena" (1997), filmi i parë i Jennifer Lopez.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›