Topi: Votoni FRD për tu çliruar nga frika dhe për demokracinë funksionale
TIRANE - Në mbrëmjen e të premtes FRD organizoi në amfiteatrin pranë kodrave të Liqenit artificial tubimin përfundimtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit.
Duke iu referuar vështirësive që ka pasur FRD gjatë kësaj fushate elektorale kryetari Bamir Topi tha: “Pushteti ka shpenzuar shuma të mëdha për të eklipsuar punën tonë në të gjithë vendin por nuk ja ka arritur dot pasi kandidatët e FRD kanë qenë të pranë çdo qytetari”. Ai akuzoi kryeministrin për spotin e publikuar kundër FRD duke thënë: “Kryeministri në ikje prodhoi spote me akuza e shpifje ndaj FRD. Ai vetëm këtë di të bëjë: të baltosë,të fyejë e denigrojë”.
Sot u shpreh Topi, “kryeminsitri ka një ekip aspak dinjitoz me njerëz që luftojnë për karrige dhe karrierë personale duke harruar idealet dhe interesat e qytetarëve. Ku janë ish-të përndjekurit , ku janë ish-pronarët ? Ata thjesht po përdoren për imazh ndërkohë jane lënë të vetëdigjen në mes të ditës dhe të harruar nga indiferentizmi i atyre që janë në pushtet”.- vazhdoi Topi.
Duke folur për parlamentin e ardhshëm që do të burojë nga zgjedhjet e 23 qershorit Topi tha se: “ Parlamenti me përfaqësuesit e FRD-së do të jetë ndryshe. Nuk do të drejtohet nga një injorante me staturë militanti. Në parlament do të ketë njerëz me moral të lartë që të mos ngrenë thjesht dorën dhe të marrin rrogën por të kryejnë funksionin e tyre dhe të përfaqësojnë interesat e qytetarëve.”
Kryetari i FRD i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë nr.66 si alternativën e vetme të demokracisë: “Në 23 qershor duhet të votojmë masivisht Frymën e Re Demokratike për të çliruar vendin nga diktatori i fundit në Europë, për të çliruar ata njerëz nga kryetari i tyre. Votoni FRD për tu ndier më të lirë e për të marrë në dorë fatin tuaj dhe të familjeve tuaja.”
(BalkanWeb)