E Diel, 1 Nëntor 2026

Jenson Baton nuk njeh asnje rival, triumfues edhe ne Manako

Xhenson Baton shenoi nje fitore dominuese ne Cmimin e Madh te Monakos, fitoren e peste ne garat e Formula 1, per kete sezon. Anglezi la pas Rubens Barrikelon, teksa Rubens Barikelo i Braun GP shenoi fitoren e trete, dyfishe per kete sezon.

Ferrari shenoi nje rezultat inkurajues, pas fillimit te dobet kete vit me Kimi Raikonenin. Ai u ngrit ne podium, pasi perfundoi para Felkipe Masas. Mark Veberi i Red Bullit doli ne vend te peste, para pilotit Niko Rosbergut te Uiliamsit. I shtati pas gares se Manakos doli Fernando Alonso, i Renaultit. Nderkohe, kampioni i botes, Ljuis Hamilton perfundoi ne vend te 12-te, pas fillimit te dobet. Do te jete e veshtire qe ai te pretendoje ne vijim te kampionatit, per ndonje rritje te mundshme, ne klasifikim. Hamilton dhe Meklareni nuk kane shenuar asnje sukses, por ndryshe nga Ferrari, ne garat e fundit, kane mbetur edhe me larg, ne klasifikim. Ne 78 xhirot e pistes se Monakos, Baton ishte serish ne nje nivel te larte, pa bere asnje gabim, cka i siguroi fitoren. Baton u ngjit ne podium dhe theksoi se ishte risish nje kenaqesi, qe te fitonte nje gare, qe per te ishte e veshtire, pasi konkurrenca sa vjen dhe ashpersohet. "Te jesh ne podium, eshte dicka e bukur, por i pari, do te thote te perjetosh endrren", - theksoi Baton. Skuderia Graun GP po shkon drejt fitimit te titullit kampion, duke mos njohur rivale. Ferrari, pas sinjalit qe dha ne Monako, nuk u ngjit me lart, se vendi i dyte. Braun GP, ne rast se shenone suksese te tjera, ne garat e radhes, mund te fitojne para kohe titullin dhe kjo do te ulte interesin e spektatoreve. FIA eshte ne presionin e disa skuderive te Formula 1.

Cmimi i Madh i Monakos:

Jenson Baton (Braun GP)

Rubens Barikelo (Braun GP)

Kimi Raikonen (Ferrari)

Felipe Masa (Ferrari)

Mark Veber (Red Bull)

Niko Rosberg (Uilliams)

Fernando Alonso (Renault)

Pilotet:

Jenson Baton 51pike

Rubens Barikelo 35, 3

Sebastian Vetel 23

Mark Veber 19.5

Jarno Truli 14.5

Skuderite:

Braun 86 pike

Red Bull 42.5

Tojota 26.5

Ferrari 17, 5

Mek-Laren 13, 6

Renault 11, 7


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›