E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe: I kam gati reformat ne kombetare

Aranit Muraci

Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe premtoi se do te kete ndryshime ne kombetare, pas grumbullimit te pare nen drejtimin e tij, qe do te nise te henen tjeter. I pranishem te shtunen ne mbremje, ne tribunen e stadiumit "Qemal Stafa", ku ndoqi ndeshjen e fundit te kampionatit mes Tiranes dhe Vllznise, Kuzhe deklaroi se i njeh mire lojtaret e kombetares sone dhe do te arrije qe te formoje nje grup, per te konkurruar me sukses, ne keto tre ndeshje eliminatore, edhe pse nuk kane ndonje rendesi shume te madhe per perfaqesuesen tone. "Ekipin do ta grumbulloj te henen, per ndeshjen e 6 qershorit, ndaj Portugalise", - theksoi Kuzhe, "I njoh lojtaret qe kane qene me pare ne kombetaren shqiptare dhe mendoj se pjesa me e madhe e tyre jane mjaft cilesore. Mjafton fakti se shume prej tyre jane pjese e ekipeve ne kampionatet me te forta ne Evrope dhe luajne rolin kryesor", - theksoi kroati. Kuzhe, 59 vjec, mori vetem pak dite me pare drejtimin e ekipit kuqezi dhe do te kete nje vit kohe, per te reformuar ekipin, me lojtare te rinj, ne vigjilje te "Euro 2012". Strategjia e ekipit tone perfaqesues eshte qe te shenoje nje sukses ne eliminatoret e ardhshme. "Jam shume i lumtur, - theksoi Kuzhe,- ditet e para ne kombetare dhe kampionati shqiptar, me ka pelqyer shume". Kuzhe ishte i pranishem ne tribunen e stadiumit "Qemal Stafa", bashke me Duken, per te ndjekur nga afer ndeshjen finale te kampionatit, Tirana-Vllaznia. Pas perfundimit te ndeshjes, trajneri i kroat tha se i ka pelqyer atmosfera dhe loje dhe pergezoi ekipet per paraqitjen e tyre. Sipas trajnerit kroat, Tirana e meritoi fitoren ndaj Vllaznise dhe titullin kampion, por si detyre ai kishte qe te vezhgonte disa nga lojtaret me te spikatur ne te dy kampet. Pa permendur emra konkrete, Kuzhe tha: "E rendesishme eshte qe ekipet kishin mjaft lojtare cilesore ne perberje, te rinj dhe kandidate per te qene nje dite pjese e kombetares. Ndeshja me pelqeu. Tirana luajti me mire dhe e meritoi fitoren. E pergezoj per titullin dhe atmosfera ishte e kendshme", - perfundon Kuzhe.

Seleksionimi

Tirana dhe Vllaznia, pervec lojtareve qe kane qene pjese e kombetares ne ndeshjet e fundit, si Lila, Agolli, Memelli, Beqiri, apo Sukaj, kane edhe kandidate te tjere, qe i vezhgoi trajneri i ri, i cili do te vendose gjate javes per t'i grumbulluar ose jo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›