E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, perballe Kastriotit per mbijetese

Nje dite pas perfundimit te kampionatit, ku Tirana fitoi titullin kampion, ne nje ndeshje te forte finale, me Vllaznine e Shkodres, ekipi tjeter kryeqytetas, Partizani, rivale historike e bardhebluve, mesoi kundershtarin me te cilin do te ndeshet, qe te siguroje nje here e mire mbijetesen. Te merkuren e ardhshme ne "Qemal Stafa" e "Selman Stermasi" do te luhen ndeshjet per nje vend ne Superiore, mes dy cifteve te percaktuara tashme, Bylis-Gramozi e Partizani-Kastrioti. Keshtu, Partizani, pas shume e shume peripecive, qe kaloi gjate ketij sezoni, do te zhvilloje edhe nje ndeshje te fundit, qe te siguroje nje here e mire mbijetesen. Te kuqte do te kene perballe Kastriotin e Krujes. Ekipi tjeter, Bylisi, qe siguroi nje vend ne "Play-Out" do te luaje ndaj Gramozit, per te mbijetuar, ose qe te zbrese ne nje kategori me poshte. Sakaq, pas Elbasanit i dha lamtumiren Superiores edhe Lushnja. Te dy klubet pas ketij deshtimi, qe nuk eshte kaperdire, ne qytetet respektove kane vepruar ne menyre ekstreme, duke "i fshire" ekipet, si pergjegjese te paraqitjes se dobet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›