Jenson Butten kampion i ri i Formula 1

Piloti i Brawn GP, Jenson Button, ka fituar kampionatin e Formula 1, pasi ka përfunduar i pesti në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Brazilit, që u fitua nga Mark Webber.Robert Kubica me BMW piloti i i McLarenit, Lewis Hamilton, po ashtu u ngjitën në podium, me këtë të fundit që filloi garën nga pozita e 18-të.
Rezultati po ashtu i solli titullin e konstruktorëve ekipit të Brawn GP, që bëhet skuteria e parë e cila fiton titull në sezonin e parë të plotë.
Rivali tjetër për titull, ngasësi tjetër i Brawn GP, Rubens Barrichello, pësoi një goditje kur disa xhiro para fundit humbi vendin e tretë, duke përfunduar në pozitën e tetë, edhe pse filloi garën nga pol-pozicioni.
Button, i cili filloi nga vendi i 14-të pas një gare të dobët në kualifikimet e të shtunës, arriti të përfundojë i pesti garën, duke siguruar titullin kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të sezonit.