E Diel, 1 Nëntor 2026

Wenger i pakënaqur me repartin e mbrojtjes

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se ai ende nuk është plotësisht i kënaqur me mbrojtjen e ekipit të tij.
Topçinjtë të shtunën shënuan fitore 3-1 ndaj Birmingham Cityt, por paraqitja në repartin e mbrojtjes nuk e ka kënaqur plotësisht strategun francez.
"Ajo që është më interesante këtë vit është se sezoni është shumë më i ngushtë se sa çdokush parashikoi në fillim. Ne ende kemi nevojë të përmirësohemi në mbrojtje, por jemi të qëndrueshëm dhe dukemi të fuqishëm", ka thënë Wenger.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›