Eshtrat e Nënë Terezës, Mali i Zi mbështet Shqipërinë

Mali i Zi do të mbështesë nismën e Shqipërisë për kthimin e eshtrave të Nënë Terezës në vendin tonë. Ministri i Pakicave Kombëtare të Malit të Zi, Ferat Dinosha, ka deklaruar në një aktivitet të mbajtur në Tuz kushtuar 99-vjetorit të Nënë Terezës dhe 6-vjetorit të lumturimit të saj se përshëndet nismën e kryeministrit shqiptar Berisha dhe se vendi i tij do ta mbështesë këtë nismë. Ai ka folur edhe për rëndësinë e figurës së Nënë Terëzës.
Shoqata "Dedë Gjon Luli", në bashkëpunim me Unionin Artistik Mbarëkombëtar organizuan në qytetin e Tuzit në Malin e Zi një aktivitet kushtuar 99-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës dhe 6-vjetorit të lumturimit të saj. Në këtë aktivitet, përveç ministrit Dinosha, merrnin pjesë edhe kryetari i komunës urbane të Tuzit Ismail Çun Mulaj, përfaqësues të klerit dhe të partive politike, etj. Historiani Mark Dushaj mbajti referatin kryesor mbi jetën dhe aktivitetin e Nënë Terezës. Në emër të Unionit Artistik Mbarëkombëtar, foli edhe presidenti i këtij unioni Azgan Haklaj.
Grupe të ndryshme dhanë një koncert me këngë, valle dhe recitime kushtuar Nënë Terezës, të cilët u duartrokitën nga publiku i shumtë.
Qyteti i Tuzit në Malin e Zi, me një popullsi rreth 12 mijë banorë, akoma nuk është bërë komunë, nga komunë urbane që është prej shumë vitesh. Dhënia e të drejtës së komunës, do të krijonte një pavarësi ekonomike dhe do të çonte në marrjen e vendimeve nga Kuvendi Komunal dhe kryetari i komunës. Kjo zonë kërkon ngritjen e një universiteti në gjuhën shqipe.