E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqje Emrush Xhemaili

Partia Socialiste e Kosovës, ka pritur shumë më tepër nga këto zgjedhje. Për këtë arsye kryetari i PSK-së, Emrush Xhemajli, njoftoi Kryesinë se ndërpret mandatin e tij 3 vjeçar në postin e kryetarit, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të PSK-së.

Xhemajli këtë hap e ka marrë sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, ku është diskutuar për rezultatet e zgjedhjeve që kjo parti arriti në nivel lokal. Edhe pse e formuar më 30 maj 2009, afërsisht në kohën kur filluan përgatitjet për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit 2009, Partia Socialiste e Kosovës garoi në 14 komuna me këshilltarë, ndërsa në 11 prej tyre edhe me kandidat për kryetar.

Si rrjedhim partia shkon në zgjedhje të parakohshme të të gjitha niveleve. Deri atëherë kryetari i deritashëm do të jetë kryetar në detyrë. Me këtë rast Kryesia e PSK-së ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pas dy javëve, ku do të analizohen zgjedhjet edhe në këtë organ, do të zgjidhet komisioni për organizimin e Kongresit, si dhe do të caktohet data e mbajtjes së tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›