E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Kemi qartësuar shumëçka me LDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Hajredin Kuçi, zhvillimet e fundit rreth prishjes së koalicionit ndërmjet PDK dhe LDK i ka quajtur normale dhe më së të nevojshme për vazhdimin e këtij koalicioni. Në një intervistë për RTK-në, Kuqi tha se arsyeja kryesore pse erdhe deri te mundësia e prishjes së këtij koalicioni kanë qenë deklaratat e zyrtarëve te ndryshëm nga LDK, për kritika të pabaza ndaj qeverisë.

Kuçi thotë se bisedimet në mes PDK-së dhe LDK-së, kanë qartësuar shumë gjera dhe i kanë dhënë një qartësi vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy partnereve të koalicionit. Zërat se ndërhyrjet e ambasadave te huaja kane qenë ato që nuk kanë lejuar prishjen e koalicionit, dhe se një gjë e tillë mund të ndodhë, Kuçi i quan të pavërteta.

Ne seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do të mbahet të hënën, Kuçi thotë se kryeministri Thaçi do të jetë i gatshëm ti përgjigjet çdo deputeti për zhvillimet e fundit, mirëpo porositë deputetët të mos e shfrytëzojnë kuvendin për fushatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›