Twitter në shkolla - dërrasa e zezë eleminohet

Kështu, në disa shkolla franceze, mësuesit janë mbështetur tek Twitteri për të mësuar fëmijët si të lexojnë dhe të shkruajnë.
“140 karaktere janë të përshtatshme për të mësuar", janë shprehur më tej edukatorët.
Sipas tyre, kjo mënyrë është tejet efektive, pasi gabimet fshihen në kohë reale, sesa ato të hedhura në letër dhe kjo eliminon fajin e gabimit.
Eksperimenti sa i takon rrjeteve sociale nëpër shkolla ka filluar në muajin shtator, ku studentët shkruajnë brenda 140 karaktereve.
Në qoftë se në shkollat e tjera nëpër botë, studentët shkruajnë në dërrasën e zezë, tashmë kjo metodë nuk funksionon.
Në dritë tashmë ka dalë një ekran gjigant në të cilën shfaqen mesazhet e twitterit në klasat e tjera në Francë, Belgjikë dhe Kanada.
“140 karakteret në Twitter kanë qenë shumë të përshtatshme për nevojat e tyre arsimore”, thonë më tej mësuesit. /shekulli/