Jep dorëheqjen Imer Selmani, lideri i “Demokracisë së Re”

Lideri i Demokracisë së Re, Imer Selmani dha dorëheqjen ditën e sotme nga kreu i partisë së tij, pas rezultateve humbëse në zgjedhjet e 5 qershorit.
Ai theksoi se dorëheqja e tij është akt moral dhe se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve bie mbi të. Në konferencën me gazetarët, kreu i DR-së gjithashtu ka shprehur falenderime për votën e dhënë nga qytetarët si dhe për mbështetjen e aktivistëve partiak në zgjedhje.
Me dorëheqjen e Selmanit, pritet edhe shuarja dhe mosfunksionimi i këtij subjekti politik. Selmani nga burime partiake ka bërë të ditur se do të heqë dorë nga politika dhe do ti përkushtohet familjes dhe biznesit së tij.
Kreu i DR-së pësoi humbje në zonën e tij me një diferencë të thellë nga BDI.