E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me vajin e ullirit, Cani: Rrezik për shëndetin

Skandal më përbërjen e vajit të ullirit që shitet në tregje dhe pika ambulatore. Alarmi vjen nga vetë shoqata e konsumatorëve. Islam Cani, kryetari i kësaj shoqate jo vetëm pranon që përbërja e vajit të ullirit ka përzirje por bënë thirrje qytetarëve të mos e blejnë atë pa kontroll. Cani sqaron se ajo çka shitet si vaj ulliri në tregje është e rrezikshme pasi përmban përbërje plumbi, hekuri, bakri duke u shndërruar në rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Gjithshtu Cani sqaron se vaji i ullirit i pakontrolluar mund të manipulohet nga tregëtaret duke bërë përzirje me vajin kikirik, pambuk dhe aromatizues për tu dukur si vaj ulliri. Në këtë rast Cani thotë se përdorimi i vajit të ullirit pa djegie mund të shkaktoj infeksione të rënda shëndetësore.
Kreu i shoqatës së konsumatorve kërkon urgjentisht ndërhyrjen e autoritetit kombëtar të ushqimit si i vetmi institucion monitores dhe që ka në dorë vendosjen e masave për çdo produkt që shitet jashtë kontrollit dhe cilësisë. Ndërsa qyetatarve Cani u bën thirrje të kenë kujdes nga përbërje të tilla të rrezikshme.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›