Përgjigjet e testit të letërsisë pas datës 15 qershor

Maturantët do të mund ta marrin përgjigjen e provimit të letërsisë pas datës 15 qershor. Agjensia kombëtare e provimeve bënë të ditur se deri tani janë korrigjuar vetëm 25 përqind të testeve ndërkohë që po ecet normalisht me procesin e vlerësimit.
Përgjigjja për testin e bërë në datën 1 qershor maturantët mund ta marirn në shkollën ku kanë bërë provimin, në Agjensinë kombëtare të Provimeve por edhe në ëebsitin e Ministrisë së Arsimit. Alfons Harizaj, përgjegjësi i vlerësimit të maturantëve pranë kësaj agjensie thotë se korigjimi i testeve bëhet nga ekspertë dhe në mënyrë të sigurt.
Për të vlerësuar tezën e provimit të gjuhës dhe letërsisë janë vënë në dispozicion, ndryshe nga vitet e tjera, gjashtë qëndra vlerësimi ku 2 prej tyre në Tiranë ndërsa katër të tjera janë pozicionuar në Korçë, Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.
Harizaj sqaron se ka 230 korigjues për të përfunduar vlerësimin brenda afateve kohore. Por maturantët duhet të kënë kujdes për përgatitjen përpara provimeve. Në rast se ata nuk arrijnë të marrin notë kaluese në njërin prej 4 provimeve nuk mund të kenë në dorë diplomën e pjekurisë.