E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jep dorëheqjen Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve "B92", e cila citon Tadiçin të ketë thënë se “vendosa të ndërpres mandatin në mënyrë që me 6 maj të mbahen si zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato presidenciale. Unë do të jem njëri prej kandidatëve në këto zgjedhje”. Muajin e kaluar Serbia njoftoi se do të mbante zgjedhje parlamentare, rajonale dhe lokale më 6 maj.

Tadiç tha para reporterëve të mërkurën, se të enjten do të paraqesë zyrtarisht kërkesën për dorëheqje tek kryetari i Parlamentit, raporton “Al-Xhazira”.  Mandati i Presidentit Tadiç skadonte pas 10 muajve. Me këtë lëvizje, Partia Demokratike pro-evropiane mblidhet rreth popullaritetit të Tadiçit, për të fituar më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 6 majit.

Që prej vitit 2008, Tadiç ka udhëhequr Serbinë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian dhe në kapjen e kriminelëve të luftës së Bosnjës. Por, nga ana tjetër ai është jo popullor në syrin e shumë nacionalistëve serbë, të cilët e mbajnë përgjegjës për humbjen e Kosovës. Tadiç pritet të përballet me një sfidë të fortë nga lideri i Parisë radikale Nacionaliste, Tomislav Nikoliç.

Detyra e Presidentit të Serbisë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale dhe zgjedhjen e Presidentit të ri, do të mbahet nga kreu i Parlamentit, Dukiç Dejanoviç.

/Start/ Fatjon Prroni/

                                                                                             2012-04-04 10:50
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›